Tyson Fury i pamposhtur, debuton me fitore në WWE

1 Nëntor 2019
10:08
Telesport
back button

Debutimi i boksierit britanik Tyson Fury në sportin e World Wrestling Entertainment (WWE) ka qenë pozitiv, pasi mposhti Braun Strowman, sfidë e vlefshme për “Crown Jewel” dhe e zhvilluar në Arabinë Saudite. Fury u paraqit në ring i veshur si arab, duke befasuar si gjithnjë me paraqitjen e tij.

Dueli i zhvilluar në ring ishte interesant dhe zgjati 8 minuta. Grushtet e britanikut “fluturuan” Strowman jashtë ringut, duke mbyllur këtë sfidë. Strowman nuk u ngrit më në këmbë dhe pas numërimit të gjyqtarit nisi festa e Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit