Tyson Fury pranon sfidën me kampionin e UFC-së dhe vendos rregullat e lojës

7 Janar 2022
11:43
Telesport
back button

Pas deklaratës së kamerunasit Francis Ngannou, kampion bote në UFC në peshën e rëndë se dëshiron të duelojë ndaj britanikut Tyson Fury, ka ardhur reagimi i këtij të fundit. Fury, kampion bote në peshën e rëndë në boks, ka pranuar sfidën e Ngannou, por ka vendosur disa rregulla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fury shprehet: “Kush dëshiron që unë të përballem me këtë bishë, duke aplikuar rregullat e boksit, por me dorezat e UFC-së?” në këtë postim, Fury ka bërë “tag” edhe presidentin e UFC-së, Dana White si dhe vetë kamerunasin.

Pra, të dy sportistët e dëshirojnë këtë sfidë, një përballje mes dy kampionëve të botës në artet marciale mikse dhe boks. Madje Ngannou ka “provokuar” Fury duke thënë: “Si thua një duel me rregullat e MMA-së dhe me doreza boksi. Jam gait të ta bëj këtë favor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit