Tyson Fury shkurton në 2 vetë listën e kandidatëve për duelin e 5 dhjetorit

22 Tetor 2020
10:18
Telesport
back button

Boksieri francez Carlos Takam (39 fitore, 5 humbje e 1 barazim) dhe gjermani Agit Kabayel (20 fitore e asnjë humbje) janë dy kandidatët e mbetur në garë për t’u përballur me Tyson Fury më 5 dhjetor, në Londër.

Të dy boksierët janë në renditjen e “top-15” boksierëve më të mirë në kategorinë WBC, titull që mban Fury. Takam, 39 vjeç, ka patur edhe më parë shansin të duelojë për titujt kampionë në peshën e rëndë, kur në vitin 2017 dueloi dhe u mund nga Anthony Joshua.

Gjithsesi, Takam ka fituar 4 duelet e fundit. Ndërsa Kabayel është 28 vjeç dhe nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij, ashtu sikurse Fury (30 fitore e 1 barazim).

Fury duhej të përballej në dhjetor ndaj Deontay Wilder, në sfidën e tretë mes tyre, por ky duel është anulluar. Britaniku nuk donte të qëndronte pushim, ndaj vendos të duelojë në Angli këtë vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit