Tyson Fury stërvitet me yllin e UFC-së në prag të sfidës me Joshua

15 Maj 2021
14:29
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury ndodhet në Las Vegas për të zhvilluar fazëmn përgatitore, në prag të duelit të gushtit ndaj Anthony Joshua. Ai ka postuar në rrjetet sociale një video, ku tregon se është duke u stërvitur me Nick Diaz, një nga yjet e arteve marciale mikse dhe vëllai i Nate Diaz.

Fury duket se po merr leksione nga Diaz, që nuk duelon prej vitit 2015 dhe disa herë i ka kërkuar Dana White të rikthehet në kafaz. Dhe është Fury ai që po bën ndërmjetësin, duke i thënë numrit 1 të UFC-së t’i ofrojë Nick Diaz një duel të denjë për emrin dhe famën e tij.

Ndodhen në ring me djaloshin tim Nick Tthe Batman” Diaz. Po punojmë fort. Po vijmë për t’u shkër**atë. Do të të shkatërrojmë. Bën mirë ta besosh këtë që të themi”, shkruan Tyson Fury, duke iu drejtuar Anthony Joshua.

Ai që mbështet fury është Diaz, që në postimin e tij shkruan. “Në palestër me Gipsy King. Ai do ta shtypë rivalin e tij, është në një formë të jashtëzakonshme. Dana White, realizoje duelin, realizoje”, shkruan Nick Diaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit