Tyson Fury vesh dorezat, nis përgatitjen për sfidën e madhe ndaj Joshua

15 Prill 2021
10:07
Telesport
back button

Ndryshe nga sa shkruan në rrjetet sociale, boksieri britanik Tyson Fury ka nisur zyrtarisht përgatitjen për sfidën e tij të radhës, që do të jetë ajo ndaj Anthony Joshua. Një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë dhe që pritet të zhvillohet këtë verë.

Fury, i pamposhtur në ring në karrierën eë tij, aktualisht ndodhet në Las Vegas, ku ka nisur nga puna me një nga përgatitësit e tij, Jorge Capitello. Ka qenë ky i fundit që ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku duket në punë bashkë me Fury, duke u përgatitur për sfidën e radhës.

Capetillo ka punuar disa herë me Fury dhe kanë nisur sërish përgatitjet. Boksieri britanik duket në formë të mirë fizike dhe gati për rikthimin në ring, në këtë sfidë të rëndësishme për të. Fury ka thënë se pret së shpejti një përgjigje për vendin dhe datën se ku do të zhvillohet sfida me Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit