Tyson Fury zyrtarizon revanshin me Deontay Wilder, ja data e përplasjes së madhe

7 Korrik 2019
14:30
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury ka konfirmuar sot se do të zhvillojë revanshin me rivalin amerikan Deontay Wilder më 22 shkurt të vitit të ardhshëm. Ish-kampioni i botës e dha lajmin gjatë një takimi me fansat e tij. Të dy boksierët e peshës së rëndë janë të pamposhtur në ring.

Sfida e parë mes Fury dhe Wilder, zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar, u mbyll në barazim dhe amerikani mbrojti titullin kampion bote të peshës së rëndë, në kategorinë WBC. Ai duel u zhvillua në Los Anxhelos, ndërkohë që ende nuk dihet se ku do të zhvillohet revanshi.

Prej kohësh është përfolur për këtë revansh që do të zhvillohet në vitim të 2020-ës dhe kjo deklaratë e Fury konfirmon sfidën e madhe. Përveçse kësaj, Fury u tha fansave të tij ase këtë herë nuk do ta “falë” rivalin e tij dhe se do ta fitojë këtë përballje me KO.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit