U-21 | Kosova mund Shqipërinë me përmbysje, në Fadil Vokrri zbehen Shpresat kuqezi (VIDEO)

16 Nëntor 2021
21:08
Telesport

Pas humbjes ndaj Sllovenisë, Shqipëria U-21 ka humbur edhe sot në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës ndaj Kosovës U-21.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të merrnin pikë në “Fadil Vokrri” përballë dardanëve, duke shpërdoruar epërsinë e arritur falë golit të Karricës.

Futbollistët e Kosovës nuk u dorëzuan, përkundrazi, u kundërpërgjigjën me Krasniqin dhe në shtesë me Sejdiun, duke lënë të zhgënjyer trajnerin Alban Bushi dhe futbollistët e tij.

Shqipëria edhe pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e tretë, me nëntë pikë, ndërsa Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit