Manchester United shprehu solidaritetin e tij me Axel Tuanzebe, një viktimë e abuzimit racor në rrjetet sociale:
“Të gjithë te Manchester United janë të neveritur nga abuzimi racor i marrë nga lojtarët përmes mediave sociale pas ndeshjes së mbrëmshme.
Ne e dënojmë me forcë dhe është inkurajuese të shohim që tifozët e tjerë bëjnë të njëjtën gjë.
Toleranca zero ndaj çdo forme racizmi ose diskriminimi. Identifikimi i këtyre idiotëve pa mend dhe anonim mbetet problematik.
Ne i nxisim mediat sociale dhe rregullatorët të forcojnë masat për të parandaluar këtë lloj sjelljeje”.
Futbollisti i Manchester United është akuzuar nga tifozët si shkaktari për humbjen ndaj Sheffield United në Premier League.