U akuzuan se shkatërruan stolat, reagon grupimi “Fanatics”: Ky kampionat pa ne duket pseudo…

23 Shkurt 2020
18:25
back button

Tifogrupi më i vjetër i Tiranës, “Fanatics”, nëpërmjet një postimi në facebook ka ngritur zërin ndaj akuzave të shumta që kanë vërshyer këto ditë pasi mbi 100 stola janë thyer në “Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana.

REAGIMI

“Te “Stadiumi i Betonit”, dje gjatë ndeshjes ndaj Kukësit, janë thyer 150 stola.

TF nuk e mbështet në asnjë moment prishjen e ambientit ku zhvillon paraqitjet, e as prishjen apo shkatërrimin e panevojshëm të stolave.

Ama futbolli i tillë është…

Nëse dikush e shikon si biznes biletash apo dikush tjetër shoë për klikime, për ultrasit dhe tifozët bardheblu është totalisht ndryshe… është çështje pasioni!…

Nuk e përkrahim e as nuk e justifikojmë thyerjen apo prishjen e ambienteve të stadiumit, apo çfarëdolloj veprimi tjetër që nuk i shkon përshtat tifozerisë bardheblu e as nuk ndihmon ekipin në këtë moment të mirë që po kalon.

I bëjmë thirrje të gjithë personave që i bashkëngjiten tribunave tona që të mos krijojnë asnjë incident me shishe uji apo me stola, pasi kështu vetëm dëmtojnë Tironën dhe Tifozerinë e saj!

Fanatics dhe tifozeria bardheblu janë aset i padiskutueshëm i kryeqytetit, krenaria e çdo tifozi bardheblu, dhe arsyeja e vetme pse ky pseudokampionati i F$HF mund të duket sadopak kampionat normal si gjithë të tjerët!

Ju dhe të gjithë këto “Mediat mbipeshë” që vjellin vrer dhe përgjithësojnë 4000 tifozë të pranishëm bardheblu me 150 stola të thyer, ca nga padituria e disa individëve e disa nga gëzimi në momentin e golit, a thua se dje në atë tribunë nuk ishin po ata që i përdorin për spote e për propagandën e “Super Kampionatit” apo “Stadiumit të Betonit”!

Ne jemi aty vetëm e vetëm për TIRONËN!

Kurrë nuk dëshirojmë ta dëmtojmë atë, por vetëm ta mbështesim e ta dashurojmë pa kushte…

Ne jemi aty për Kryeqytetin!

As për stadiumin as për FSHF e as për mediat mbipeshë, për ne, asnjë nga ju nuk ka pikë vlere!

4000 tifozë bardheblu nuk mund të përgjithësohen me 150 stola të thyer…

Ne jemi Tirona

Ne jemi Kryeqyteti!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit