U “arratis” nga Skënderbeu, mesfushori gjen ekipin e ri

23 Shkurt 2019
12:13
Eraldo Harlicaj
back button

Një nga lojtarët më të mirë të Skënderbeut në këtë fillim sezoni ishte Beneyam Demte. 20-vjeçari nga Etiopia ishte kthyer në titullar fiks në skemat e trajnerit Orges Shehi dhe po jepte një kontribut të madh. Korçarët zhvilluan një "luftë" me Kukësin për ta rrëmbyer, pasi 18-vjeçari fillimisht erdhi me verilindorët, më pas përfundoi te kampionët vitin e kaluar.

Sezoni i parë i vështirë me një ekip të mbushur me kampionë, por në këtë edicion po investohej në të dhe ishte element që pritej të shitej jashtë. Nuk ndoshi ashtu, pasi Skënderbeu dhe afrikani u ndanë me mirëkuptim. Ai ndërpreu kontratën me klubin për shkak të problemeve shëndetësore, duke qenë se nuk po përshtatej dot me klimën. Një situatë paksa e pakuptimtë, por fakti është se korçarët e humbën. Mister, pasi natyrisht se ka diçka pas tablos që na paraqesin palët.

Demte ka firmosur sot në ligën e dytë suedeze. Ai ka gjetur marrëveshjen me ekipin e Syrianaska. Afrikani do të mundohet të paraqitet mirë e më pas të synojë dhe kalimin në elitën suedeze të futbollit. Një xhevahir i humbur nga Skënderbeut, çudi e madhe! Kampionët janë në një proces tranzicioni dhe duket se e kanë më shumë mendjen te vendimi i CAS-it. Aty ku do të vendosen pikat mbi "i". 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit