“U bëra me Argjentinën për herë të parë”, rrëfimi befasues i Lula-s: Ja pse

24 Janar 2023
17:46
Denis Hakanaj
back button

Argjentina i ka dhënë fund një agjërimi prej 36 vitesh dhe ka arritur më në fund të fitojë Kupën e Botës. Trofeu i vetëm që i mungonte koleksionit të pasur të Lionel Messi-t.

Pleshti me shokë kanë triumfuar 18 dhjetorin e kaluar në Katar pas një finaleje dramatike kundër Francës së Kylian Mbappe, me Albiceleste-n që ka triumfuar pas gjuajtjes së penalltive.

Ndërkohë, nga Brazili ka ardhur një deklaratë befasuese: “Për herë të parë kam qenë tifoz me Argjentinën në Kupën e Botës sepse kam menduar se Messi nuk mund ta mbyllte karrierën pa qenë kampion bote”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, në lidhje me edicionin e fundit të Kupës së Botës të fituar në Katar nga Argjentina.

“Tani që Messi është shpallur kampion dhe Argjentina ka fituar Kupën e Botës mund të them se mjafton: Botërori i ardhshëm i takon Brazilit”, ka bërë shaka Lula gjatë një vizite në Buenos Aires.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit