U ble me bujë për 60 milionë euro, Tottenham gati të sakrifikojë yllin!

5 Prill 2020
9:25
back button

Verën e vitit të shkuar Tottenham bëri një goditje të madhe, teksa arriti të transferonte në Londër Tanguy Ndombele, duke derdhur në arkat e Lyon plot 60 milionë euro.

Pavarësisht bujës që pati si transferim, francezi nuk arriti thuajse për asnjë moment të shfaqte potencialin e tij dhe kur po afrohet merkato e verës, mediat nisin spekulimet e para për një largim të mundshëm.

23-vjeçari nuk është i lumtur te Tottenham dhe sipas mediave në Francë, janë 3 klube në garë për të. Manchester United, Chelsea dhe PSG janë të interesuar për të pasur në ekip Ndombelen, i cili duket se me Tottenham e ka mbyllur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit