U dëmtua ndaj Laçit, futbollisti i Tiranës rrezikoi të humbiste jetën! Historia e frikshme

9 Janar 2019
18:51
Anton Cicani
back button

Te Tirana erdhi me bujë të madhe. Një ish-futbollist i Milanit që do të luante në Superiore. Lajmi u përhap kudo dhe mënjëherë tifozët nisën të ëndërronin. Por, historia e Oduamadit është shumë e dhimbshme për atë që rrodhi pas një dëmtimi të mallkuar. 

Lojtari afrikan u rikthye në këmbë falë mjekëve të Niguardas, spitalit të madh që ndodhet në periferi të Milanos. Një rënie gjatë një përplasje loje. Menjëherë, mjekët bardheblu kuptojnë se i ka dalë shpatulla vendit. Por, nuk është një tërheqje normale, pasi klavikula e tij bëhet një shigjetë që shtyn drejt enëve të mëdha të gjakut dhe trakesë.

Një farë "shpatë" e brendshme që mund të vinte në rrezik jetën e futbollistit. Në Tiranë ndoshta nuk e kanë kuptuar mirë, por Odu vendos të largohet drejt Italisë për t'u kuruar. Eshtë historia e Odu (Oduamadi Nmadi), 29 vjeç, futbollist i kombëtares së Nigerisë dhe me cv të pasur, që e ka parë në fushë edhe me Milanin (te të rinjtë dhe skuadra e parë).

"Sot luaj për një skuadër shqiptare, Tirana – rrëfen. "Luaj në krah të sulmit, driblimi dhe goditja janë cilësitë më të mira. Në një ndeshje të kampionatit, u përplasa me një kundërshtar. Rashë në tokë dhe krahu im përfundoi te takat e mbrojtësit. Më dhimbte shumë".

Kontrollet e para në spital thanë që bëhej fjalë vetëm për një traumë jo të dhunshme. Por, dhimbja nuk kalonte. Nisi kështu kalvari i gjatë. Një mjek që njeh Odun e çon në Itali dhe kontaktohet nga mjekët e Niguardas.

Duhet një ndërhyrje kirurgjikale e veçantë që Odu të mos rrezikojë jetën.

Ndërhyrja bëhet për të çuar  sërish klavikulën në vend dhe mjekët ortopedë marrin përsipër këtë operacion, pasi edhe më parë kishin operuar një tjetër lojtar dhe kishin dalë me sukses. 

Bëhet fjalë për një dëmtim të rrallë, vetëm 1% ndodh. Megjithatë, duhet kujdes i veçantë pasi rrezikohet jeta, nëse klavilula spostohet drejt enëve të gjakut. "Një natë përpara operacionit nuk flija dot gjumë. Doktorët më qetësuan dhe për fat gjërat shkuan mirë".

Dhe, kështu ndodhi. Pas 7 ditësh nga operacioni, Oduamadi lëviz shpatullën. Do të duhet kohë sa të kthehet, por afrikani nuk ndalet dhe synon Kupën e Afrikës me Nigerinë e tij. "Mezi pres të kthehem në fushë, por edhe me kombëtaren time, Nigerinë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit