U eliminua nga Champions, ja rivali i ardhëm i Partizanit në Europë

1 Nëntor 2019
11:14
Telesport
back button

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra, pavarësisht eliminimit nga Champions League, do të vijojë aventurën e tij në Kupën CEV. Ky është eventi i dytë ndërkombëtar më i rëndësishëm për skuadra në Europë (është edhe turneu i Challenge Cup, ku luajnë Erzeni dhe Partizani për meshkuj).

Sipas shortit të hedhur që më parë, Partizani do të luajë në raundin e dytë të Kupës CEV ndaj ekipit spanjoll të Dimurol Libby La Laguna. Ndeshja e parë do të luhet më 4 dhjetor në Spanjë (ora 20:00). Një rival që konsiderohet disi i lehtë për kampionet e Shqipërisë, që do të tentojnë kualifikimin.

Partizani pret të mësojë emrin e trajnerit të ri, pasi turku Nejat Sancak, i ardhur në shtator, u largua nga kjo detyrë pas eliminimit nga Champions League. Në këtë turne, Partizani arriti dy fitore (3-1 dhe 3-2 ndaj boshnjakeve të Jedinstvo Brcko) dhe dy humbje 3-0 me hungarezet e VasasObuda Budapest.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit