U injorua keq nga Sarri te Juventus, ylli i mesfushës tundohet sërish nga Milan

17 Janar 2020
21:03
back button

Media italiane “Sportmediaset” zbulon se mesfushori i Juventus, Emre Can nuk e ka kapërdirë lehtë qëndrimin në pankinë edhe në ndeshjen që bardhezinjtë zhvilluan ndaj Udinese në Kupën e Italisë.

Një vendim ky i trajnerit Maurizio Sarri që ka shtyrë mesfushorin të dalë në kërkim të një skuadre tjetër, për të lënë menjëherë Torinon. Futbollisti gjerman, që ishte përjashtuar më parë nga lista e Juventus në Champions League është në marrëdhënie të acaruara me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Konkretisht Emre Can nuk gjen një vend të rëndësishëm në merkato, por pikërisht edhe për këtë arsye, sipas “TuttomercatoËeb”, për gjermanin rikthehet hipoteza e Milan. Te kuqezinjtë mesfushori i Juventus do të gjente sigurisht më shumë hapësira dhe nuk do të rrezikonte të humbiste grumbullimin me Gjermaninë në prag të Europianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit