U kthye mbrapsht nga Interi, Spinazzola hero te goli i dytë i Romës! (VIDEO)

19 Janar 2020
18:51
back button

Shkëmbimi Politano-Spinazzola mes Interit dhe Romës u kthye në një komedi, teksa gjithçka u prish në fund, për shkak të kërkesave të zikaltërve. Dy lojtarët u kthyen në ekipet respektive, me Spinazzolën që ditën e sotme është titullar me Romën në sfidën ndaj Genoas.

Pikërisht mbrojtësi i djathtë ka qenë protagonisti kryesor i golit të dytë të ekipit të tij. Spinazzola ka shpërthyer mjaft mirë në krah, duke hedhur një top në qendër, që gjeti devijimin e pafat të Biraschit dhe përfundoi në rrjetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit