U kthye me vonesë nga kombëtarja, Dortmundi “përjashton” yllin e skuadrës

19 Tetor 2019
13:01
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, e ka përjashtuar nga ndeshja e radhës yllin e skuadrës së vet. Fjala është për Jadon Sancho, i cili u kthye me vonesë në ekip, pas angazhimeve me kombëtaren e Anglisë. 19-vjeçari luajti për “Tre Luanët” në humbjen 2-1 ndaj Republikës Çeke, por më pas qëndroi në stol, në fitoren 6-0 në Bullgari. Sulmuesi i talentuar nuk u kthye në kohë në Gjermani, për pasojë ka marrë këtë ndëshkim, çka tregon se rregullat janë të njëjta për të gjithë te Borussia Dortmund.

Trajneri Favre nuk e llogarit Sancho për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, që do të luhet këtë pasdite. Flitet se sulmuesi anglez është dërguar te skuadra U-23 në sezonin 2017-2018, pasi ishte paraqitur në stërvitje disa herë me vonesë. Ai ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 6 asiste për verdhezinjtë, në vetëm 7 ndeshje të luajtura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit