U largua nga Liverpool, ide e re për sulmin e Inter

15 Korrik 2019
20:26
back button

Daniel Sturridge mund të rezultojë një shans me kosto zero për Interin e Antonio Conte. Spekullimi vjen direkt nga Spanja, me të përditshmen “Marca” që aludon mbi një zgjidhje interesante për zikaltrit dhe për skemën e mundshme 3-5-2 që do të aplikojë trajneri i ri.

Futbollisti anglez, i çliruar përfundimisht nga çdo detyrim me klubin e Liverpool, ishte përfolur ditë më parë për një marrëveshje të mundshme me ekipin tjetër të Seria A, Bolgna, por paga e tij nuk hynte në planet e drejtuesve kuqeblu. 

Konkretisht trajneri Conte e ka njohur Sturridge gjatë eksperiencës së tij në Premier League, dhe mund të rezultojë një zgjidhje shumë e mirë për tu përfshirë në rotacionin e fushatës zikaltër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit