U largua nga Roma, Fonseca gjen ekipin e ri! Fluturon në Premier, e pret kontrata 3 vjeçare

10 Qershor 2021
0:15
Telesport

Të gjithë trajnerët duan të shkojnë në Angli. Unë e kam këtë ëndërr dhe besoj se mund të ndodhë. Unë e besoj atë dhe herët a vonë do ta bëj të ndodhë,” tha Paulo Fonseca në një intervistë të fundit për The Telegraph.

Deshira e ish-trajnerit të Romës do të realizohet. Fonseca, në fakt, duket një hap larg stolit të Tottenham.

Klubi anglez po kërkon një trajner për sezonin e ardhshëm dhe do të kishte vendosur të përqendrohej te trajneri portugez: Fonseca është shumë afër të bëhet trajneri i ri i Spurs, një kontratë tre-vjeçare është gati për të.

Klubi i Premier League dhe ish-trajneri i Romës do të ishin në detaje. Vendim edhe i drejtorit sportiv Paratici, që pritet të zyrtarizohet te Tottenham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit