U largua nga Shqipëria pasi ekipi i tij u dënua për dhunë, rikthehet pas 2 vitesh!

21 Shtator 2020
18:30
Telesport
back button

Kanë kaluar dy vite që kur në Kamëz ndodhi dhuna ndaj arbitrit dhe Disiplina u detyrua të dërgonte në kategorinë e tretë ekipin në fjalë, që më pas kaloi madje edhe më poshtë dhe drejt falimentimit…

Shumë futbollistë mbetën pa ekip në mes të sezonit, ndërsa të tjerë gjetën sistemim. Mes tyre edhe Sebino Plaku, që veshi fanelën e Gjilanit dhe Llapit në Kosovë.

Sot, sulmuesi 35-vjeçar është kthyer te Kastrioti. Një karrierë të pasur në Shqipëri për Pkakun, ku ka luajtur për ekipet më të mëdha të elitës së  futbollit shqiptar: Partizani, Dinamo, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Kukësi.

Por, ai ka provuar edhe jashtë duke kaluar momente të vështira te Slask në Poloni, mes gjyqit final dhe të drejtës së fituar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit