“U lodha si ndërmjetës, nëse s’do le të rrijë milioner varfanjak”

18 Mars 2019
14:18
Telesport
back button

Eddie Hearn, menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, u shpreh se ka bërë gjithçka të mundur në dorën e tij që sfida e peshës së rëndë mes Joshua dhe amerikanit Deontay Wilder të zhvillohet këtë vit. Pas ofertës që DAZN i bëri amerikanit për të fituar 100 milionë dollarë për 3 duele (Breazeale, Joshua e Fury), ende nuk ka ardhur një përgjigje nga Wilder. Gjithsesi, mësohet se amerikani, kampioni i botës në kategorinë WBC, duket se ka të tjera plane për të ardhmen e tij.

Nuk di ç’të them tjetër. Ndiej se kemi bërë më të mirën e mundshme që kjo përballje të zhvillohet. Shuma që i është ofruar Wilder është e mirë, nëse nuk do le të qëndrojë kështu siç është, të bëjë hapa të vegjël. Unë kam për detyrë që të bëj ndërmjetësin e këtij dueli për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, tha Hearn.

Më tej, menaxheri shtoi: “Nëse boksierët nuk duan kjo është punë e tyre. Joshua do të mbrojë titujt më 1 qershor ndaj Miller dhe është përqendruar aty, por ka thënë se është gati të bisedojë. Nga Wilder ende nuk kemi përgjigje, u lodha me këtë situatë, nëse nuk duan le të thonë. Le të rrijë një milioner varfanjak”, tha Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit