U nda me gjyq nga Milani, Fassone: Nuk na u dha kohë, Juventusi i Marottas e nisi me vend të 7-të

22 Maj 2020
12:49
Telesport
back button

Këto pesë vitet e fundit Milani ka ndryshuar tre pronarë dhe kjo ka sjelë jo stabilitet dhe vazhdueshmëri projekti për kuqezinjtë. Pas Berlusconit ishte radha e Yonghong Li dhe më pas e Elliott, që është edhe aktualisht në krye të “Djallit”.

Pikërisht kalimi te biznesmeni aziatik ishte edhe më i dhimbshmi, edhe pse në merkaton e parë u shpenzuan thuajse 250 milionë euro. Skuadra kuqezi ndryshoi totalisht, teksa “arkitekti” i merkatos ishte Marco Fassone, që më pas u nda me gjyq kur Elliott mori Milanin duke qenë se Yonghong Li nuk pagoi këstin e fundit.

Ish-CEO i kuqezinjve nga prilli i 2017 deri në korrik 2018, në një intervistë ka rrëfyer se gabime u bënë, por edhe investime të mëdha dhe se plani për ringritjen ishte 3-vjeçar.

“Mund të them se eksperienca ime tek Milani mund të kishte përfunduar ndryshe. Është llogjike që pronarët e rinj, kërkojnë të punësojnë njërëz tek të cilët kanë besim, por të pushohesh vetëm një orë pasi CAS na përjashtoi nga Europa, ishte e dhimbshme”, kujton Fassone.

Milan, ecco il curriculum di Yonghong Li. Fassone: ''Monte ingaggi ...

“Ne kishim një projekt tre-vjeçar tek Milani, ku objektivi kryesor ishte kthimi te vendi i tretë apo i katërt. Ne investuam fuqishëm në merkato, në të gjitha repartet. Mendoj se duhet të ishim fokusuar më shumë te cilësia, se sa te sasia. Edhe pse, gabim të thuhet se bëmë zero gjëra, pasi edhe Juventusi i parë pas ngjitjes në Serie A, kur ishte Marotta, e nisi me vend të shtatë… Kishim një mbrojtje të fortë, por Andrea Conti u dëmtua menjëherë”, deklaron ish-drejtori kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit