U ndal 3 ditë më parë, PSG hakmerret keq ndaj Fabregas &CO

15 Janar 2020
22:58
back button

Sërish ndaj Monaco, por kësaj here është një tjetër PSG. Kampionët e Francës nuk bëjnë dy herë të njëjtin gabim ndaj të njëjtit kundërshtar. Kështu ekipi i udhëhequr nga trajneri Thomas Tuchel ka fituar me rezultatin e thellë 1-4 ndaj Monaco, që vetëm 3 ditë kish ndalur parisienët në barazim 3-3.

Me një sulm të frikshëm, PSG kaloi lehtësisht në avantazh në minutën e 24’ falë një aksioni të thjeshtë por perfekt, me Di Maria që ka shërbyer një asist fantastik nga e djathta për të pandalshmin Mbappe. Ky i fundit, duke shfrytëzuar saktësinë e argjentinasit dhe shpejtësinë personale, e ka bërë të duket shumë e lehtë sfida me mbrojtësin dhe portierin kundërshtar, duke dërguar topin në rrjetë, 0-1.

Kur kishte kaluar një minutë nga koha e rregullt e pjesës së parë, PSG ka fituar një penallti falë një vendimi shumë të diskutueshëm të arbitrit. Braziliani Neymar merr mbi vete përgjegjësinë dhe nuk gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke dyfishuar epërsinë e kampionëve, 0-2. 

Në të 72’ është Sarabia ai thellon shifrat në 3-0, pas një shërbimi fantastik nga Verrati. Në fakt një gol që u akordua vetëm pasi arbitri konfirmoi vlefshmërinë e tij me VAR, mbi dyshimet për pozicion jashtë loje.

Kur kishin mbetur vetëm 3 minuta nga koha e rregullt, Bakayoko ka ndëshkuar parisienët, duke realizuar golin e nderit për vendasit, që në minutën e parë shtesë, kanë pësuar golin e katërt. Një kombimin i Neymar dhe Mbappe i ka mundësuar këtij të fundit të realizojë dopietën personale dhe siglojë fitoren e PSG në shifrat 1-4.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit