U ndalua nga policia dhe i hoqën patentën, Brozovic merr lajmin e mirë!

12 Gusht 2020
14:40
Telesport
back button

Marcelo Brozovic ia hedh! Lajmi i mirë ka ardhur ditën e sotme teksa kroati, i ndaluar nga patrulla e policisë në 11 korrik pasi kaloi semaforin me të kuq dhe iu nënshtrua edhe testit të alkoolit, do të mund të marrë mbrapsht patentën!

Ishte vendimi i gjykatësit të paqes në Milano që i riktheu 27 vjeçarit lejen e drejtimit, në sajë të kërkesës që avokati i mesfushorit zikaltër paraqiti.

Avokati i tij në ankesë theksoi se vlera e matur e alkoolit ishte në kufi dhe se kufijtë e tolerancës nuk ishin marrë parasysh. Ankesë që u pranua nga gjykatësi dhe kështu kthimi i patentës

Lajme të tjera

Lajmet e fundit