U ndëshkua nga “djalli” Shaqiri, tifozët kërkojnë kokën e Mourinho-s në datën e shënuar

16 Dhjetor 2018
20:37
back button

Jose Mourinho e ka mbajtur pozicionin e tij me dhëmbë e me thonj gjatë këtij sezoni. Të shumtë ishin ata që besonin se portugezi do të shkarkohej gjatë ndeshjes së Manchester United ndaj Neëcastle, por “Djajt e Kuq” ia dolën të përmbysnin disavantazhin dhe të fitonin 3-2 për të shpëtuar kokën e “Special One”. Jo vetëm kaq, por gjërat u përmirësuan edhe më shumë, kur Manchester United fitoi në Torino ndaj Juventus, në përballjen për Champions League.

Jose Mourinho was sacked by Chelsea on the 17th December 2015.

It’s 17th December tomorrow… pic.twitter.com/w9V6TGUWRp

— Footy Humour (@FootyHumour) December 16, 2018

Gjithsesi, pas barazimeve ndaj Southampton dhe Crystal Palace dhe pasi u mposht nga Manchester City e tani dhe nga Liverpool, Jose Mourinho është sërish nën presion. Tifozët janë të ngopur. Paul Pogba dhe Anthony Martial qëndruan në pankinë ndaj Liverpool. United ishte shumë i varfër dhe u mposht nga Shaqiri&Co. Bashkë me futbollistët, edhe Mourinho është nën presion të madh, me tifozët e Manchester United që nisën të kërkojnë shkarkimin e portugezit që nga shkallët e stadiumit gjatë humbjes ndaj Liverpool, por edhe pas saj, duke e masakruar në rrjetet sociale. Një kërkesë që vjen fiks 3 vite pasi “Special One” u shkarkua nga Chelsea.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit