U ndëshkua nga gafa e Strakoshës, ja çfarë thotë Inzaghi për humbjen e Lazio-s në Europa League

19 Shtator 2019
22:07
back button

Trajneri i Lazio Simone Inzaghi ka komentuar disfatën e pësuar në transfertë ndaj Cluj me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për UEFA Europa League, me protagonist negativ edhe portierin e përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, në golin e dytë të pësuar nga lazialët.

“Ka shumë zhgënjim për këto dy humbje. Si trajner duhet të them se skuadra ka luajtur dhe krijuar, por bëmë gabime në mbylljen e ndeshjes. Sikurse ndodh shpesh, duke mos shënuar golin e dytë e të tretë të merituar, me raste të rrezikshme, të ndodh që të akordojnë kundër një penallti inekzistente”.

“Pastaj, goli i dytë ia shënuam vetes. Pas 1-0, duhej të kishim shënuar rastin e Lazzari ose atë të Milinkovic. Mbetem gjithsesi i bindur se do ta kalojmë grupin. Nuk mund të bëhen gabime të tilla”, deklaroi ndër të tjera Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit