U pagua 126 milionë euro, Felix pranon dështimin e tij! “Jashtë piste, ja pse ndodhi”

19 Maj 2020
14:14
Telesport
back button

I paguar 126 milionë euro nga Atletico Madrid gjatës verës së shkuar, Joao Felix ende nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij i shfaqur sezonin e shkuar te Benfica. Sulmuesi 19-vjeçar, megjithatë, në një intervistë të dhënë për “Benfica Tv”, ka treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë për të që të japë më të mirën, kjo edhe për shkak të moshës dhe përshtatjes.

João Félix - Profilo giocatore 19/20 | Transfermarkt

“Eshtë e vërtetë që kam qenë jashtë piste këtë sezon! Në fakt, kur mbërrita këtu, mbase ndryshimi i ambjentit, mbase presioni, ose edhe fakti që kërkoja të tregoja gjithçka menjëherë. E di dhe jam i vetëdijshëm se kam shumë për të treguar. Ishte e çuditshme si ndodhi në fillim, por tani mendoj se gjërat do të shkojnë ndryshe”.

Më pas, mbi objektivin Champions, Felix tha se “do të provojmë ta fitojmë dhe eliminimi i Liverpool na jep më shumë bindje. Do të ishte ëndërr”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit