U penalizua nga vendimi i federatës franceze, Bastia del me qëndrim zyrtar!

30 Prill 2020
11:14
Erdi Kerciku
back button

Bastia është një nga klubet më të njohur në Francë dhe me histori. Klubi nga Korsika u zbrit në kategoritë më të ulëta në qershor të vitit 2017 dhe po provon të ringrihet.

Këtë sezon, Bastia renditej në vendin e parë me 5 pikë diferencë nga Sedan në National 2 (Kategoria e 4 franceze). Gjithsesi, mundësinë për t’u ngjitur një kategori më lart, Bastia e humbi për shkak të  vendimit të federatës franceze, që anulloi sezonin në kategoritë e ulëta.

Lidhur me këtë vendim, Bastia ka dalë me një komunikatë zyrtare ku shprehet se do të provojnë përsëri në sezonin e ardhshëm dhe se ndjejnë keqardhje për këtë vendim të federatës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit