U përfol për te Partizani, mesfushori i qëndron besnik Teutës

24 Qershor 2019
10:49
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, u përfol për një kalim te Partizani. I riu ka zgjuar interesimin e "Demave të Kuq", por marrëveshja nuk është gjendur ende. Ekipi durrsak nuk do që ta humbasë xhevahirin e skuadrës dhe presidenti Edmond Hasanbelliu ka vepruar për të mos e lejuar të largohet. 

Faqja zyrtare e Teutës në "Facebook" ka përgënjeshtruar lajmet për kalimin e Kallakut te Partizani përmes një deklarate të titullarit. Ai i premton besnikëri skuadrës bregdetare dhe trajnerit Bledi Shkëmbi. 

"Unë kam një kontratë me Teutën dhe për një sezon dhe do e respektoj deri në fund, të tjerat i di klubi. Nuk më tërheq ideja për t'u larguar nga ekipi. Do më shihni te Teuta, ekipi im i zemrës që më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe emocione. Unë e ndjej veten durrsak dhe do të bëj çfarë është e mundur për Teutën dhe sportëdashësit durrsakë", – thotë Kallaku për zyrën e shtypit të Teutës.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit