U përfol se goditi zv/presidentin, Napoli merr vendimin për Allan!

8 Nëntor 2019
20:21

Situata e kësaj jave te Napoli nuk ka qenë aspak normale, me klubin që u përfshi në një kaos total pas ndeshjes me Salzburg në Champions League. Ofendime, urdhra të pazbatuar, madje edhe përplasje fizike, ku Allan thuhet se ka goditur zv/presidentin, djalin e Aurelio De Laurentiis, pasi ky i fundit kishte ofenduar lojtarët, duke i quajtur “hale”.

Ishte përfolur që do të kishte dënime për Insigne dhe Allan, pasi supozohet që janë dy shkaktarët kryesorë të revoltës së futbollistëve. Nëse italiani ia ka hedhur paq për momentin, diçka e tillë nuk mund të thuhet për Allan, pasi braziliani është lënë jashtë ekipit për sfidën e nesërme ndaj Genoas, fakt që tregon qartë se dyert e tij te Napoli janë drejt mbylljes pas ngjarjeve të fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit