U përfolën disa zëvendësues, Napoli merr vendim për fatin e Gattuso

28 Janar 2021
9:25
Alfred Lleshi
back button

Gennaro Gattuso nuk preket. Napoli e bën të ditur këtë gjë me një “tweet”, duke shuar thashethemet në lidhje me një përmbysje të mundshme në stol, nën dritën e rezultateve të fundit negative. “Presidenti Aurelio De Laurentiis me zëvendës presidentin Edoardo dhe drejtorin menaxhues, Andrea Chiavelli, u takuan sonte me ekipin dhe stafin teknik, duke konfirmuar besimin e tyre të plotë për trajnerin Rino Gattuso”, – shkruhet nga klubi blu.

Disa rreshta, por thelbësorë: kjo është e mjaftueshme që klubi napolitan të forcojë pozicionin e “Ringhio” në krye të skuadrës, duke iu dhënë fund thashethemeve që do ta kishin dashur atë të largohej.

Një “injeksion” i rëndësishëm morali në prag të çerekinales së Kupës së Italisë së planifikuar për të enjten në mbrëmje kundër Spezia, i cili gjithashtu përforcon skenarët e një rinovimi të kontratës, proces i paprekur nga trendi zhgënjyes i rezultateve të fundit.

Me ligurianët dhe të dielën pasdite me Parmën, Gattuso dhe Napoli do të kenë detyrimin të ngrihen për të shpenguar “nokautet” në Superkupë dhe në Verona. Dhe mund ta bëjnë këtë duke llogaritur mbështetjen e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit