U përfshi në një skandal seksual brenda skuadrës, mbyllet hetimi, ja vendimi për shefin e Red Bull

29 Shkurt 2024
12:50
Telesport
back button

Pasi u vu në shënjestër gjatë muajit të fundit, pas akuzës së një punonjësi të Red Bull për sjellje të papërshtatshme seksuale, Chris Horner, shefi i makinës austriake, është liruar nga çdo akuzë, pas një hetimi që është kryer brenda skuadrës. Këtë e bëri të ditur vetë Red Bull në një deklaratë zyrtare për shtyp.

Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër z.Horner kanë përfunduar dhe Red Bull mund të konfirmojë se ankesa është refuzuar. Ankuesi ka të drejtë ankimimi. Red Bull është i kënaqur që hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm”, thuhet në deklaratë.

Raporti i hetimit është konfidencial dhe përmban informacione private të palëve dhe palëve të treta që kanë qenë dëshmitarë të hetimit, prandaj ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme për respekt për të gjitha palët e interesuara. Red Bull do të vazhdojë të përpiqet për standardet më të mira të punës”, thuhet më tej në deklaratën e Red Bull Racing.

Çështja Horner erdhi nga një ankesë e një punonjësi të kompanisë në selinë austriake në lidhje me sjelljen e drejtorit të ekipit, të cilën gazeta holandeze “Telegraaf” e përcaktoi si “seksuale të papërshtatshme”. Horner u mor në pyetje më 9 shkurt nga një avokat i pavarur i punësuar nga Red Bull. Avokati i dha Red Bull një material prej 100 faqesh për rastin.

Pas disa ditësh reflektimi, bordi i drejtorëve mori këtë vendim që shfajëson Horner dhe i lejon britanikut të marrë frymë pas javësh rrethimi mediatik dhe personal. Sot, edhe me pafajësi të plotë, nuk është e dhënë që marrëdhënia mes Horner dhe Red Bull do të kthehet në atë që ka qenë dikur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit