U prek nga COVID në dasmën e vëllait, Klopp zbulon çfarë foli me Salah

20 Nëntor 2020
20:03
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Jurgen Klopp ka probleme të mëdha me Liverpoolin, pasi ekipi i tij ka shumë mungesa. Numri një i stolit nuk ka asnjë nga mbrojtësit titullarë gati, ndërsa Mo Salah u prek nga COVID-19.

Sulmuesi ishte i pranishëm në dasmën e vëllait të tij në Egjipt. Tekniku gjerman ka folur në lidhje me një rast të tillë. “Momo është kthyer sot dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk i zbuloj kurrë në publik bisedat që bëj me lojtarët e mi. Di të them vetëm kaq: isha në Gjermani dhe një miku im shtyu festën e ditëlindjes në mënyrë që të merrja pjesë edhe unë.

“Ishim 50 persona, por në fund vendosa të mos shkoj, edhe pse një gjë e tillë ishte e lejueshme. Gjithsesi, në shtete të tjera, ka presion më të madh dhe martesa e vëllait është një moment special dhe tepër i veçantë.

“Dua të shtoj që lojtarët e mi janë tmerrësisht të disiplinuar. Ka raste kur gjërat nuk funksionojnë si duam ne, pjesa tjetër është midis meje dhe Momos“, – tha tekniku gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit