U prit si tradhtar në “Camp Nou”; Figo kujton pikantet e klasikes më të egër

24 Tetor 2020
14:45
Alfred Lleshi

Klasikja e 23 nëntorit 2002 (Barcelona-Real Madrid) hyri në histori si një nga më të zjarrtat ndonjëherë. E gjitha kjo, sepse Luis Figo u kthye aty, ku kishte qenë shtëpia e tij, por me fanellën e Real Madridit. Ndjenja e tradhtisë nga ana e tifozëve të Barçës u reflektua në një atmosferë armiqësore ndaj portugezit, ku nuk munguan as hedhjet e objekteve të ndryshme në fushë. Në memorjen e gjithkujt ka mbetur fotoja e Figos që mbyll veshët, koka e një derri e hedhur në fushë dhe një shishe uiski në barin e “Camp Nou”. Në fakt, portugezi nuk e kuptoi atë që kishte ngjarë deri mëngjesin e ditës tjetër, kur pa gjithçka në media.

Fourteen years ago Real Madrid star Luis Figo was attacked with a severed pig's head against ex-club Barcelona in most bitter El Clasico ever

Figo ishte nën sulmin e shumëllojtë të tifozëve katalanas, sidomos kur ekzekutonte këndoret. Ndaj tij u hodh edhe një kanaçe “Coca-Cola”, të cilën portugezi nuk ngurroi ta marrë në dorë dhe ta nxirrte në pah për gjyqtarët. Shërbim i mirë për markën e kësaj pije, që më pas e sponsorizoi. “Unë isha ngarkuar për për të ekzekutuar goditjet nga këndi në atë ndeshje. Isha i përqendruar, sepse doja ta bëja punën time në mënyrën sa më profesionale të mundshme. Por, në një moment nuk munda, sepse sasia e objekteve që hidheshin nga tifozët ishte e tillë, sa nuk di t’i vendos një përcaktim. 

Fourteen years ago Real Madrid star Luis Figo was attacked with a severed pig's head against ex-club Barcelona in most bitter El Clasico ever

E vetmja gjë që mbaj mend është një kanaçe, që më përshtatej. Në atë kohë, “Coca-Cola” më sponsorizonte dhe pashë një kanaçe në bar. E kapa atë, sikur isha duke filmuar një reklamë për këtë pije”, – tha Figo. Sidoqoftë, më të keqen e asaj nate e pa të nesërmen në media. “Të nesërmen pata mundësinë të shoh në gazeta shishet me uiski, kokën e derrit… Kishte pak nga gjithçka”, – shtoi ish-mesfushori portugez.

Quinze ans après, les fans du Barça se vengent de Luis Figo - DH Les Sports+

Lajme të tjera

Lajmet e fundit