U rendit i treti në La Liga dhe pa asnjë trofe, Diego Simeone zyrtarizon të ardhmen e tij

3 Qershor 2023
8:58
Telesport
back button

Skuadra e Atletico Madrid do ta mbyllë këtë sezon në vendin e tretë të La Liga, sërish pa asnjë trofe. Skuadra “colchoneros” e mbyll kampionatin me një rikuperim fantastik që bëri në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që deri para botërorit ekipi madrilèn ishte në vështirësi.

Që nga ajo kohë është përfolur për një largim të trajnerit Diego Simeone, zëra që kanë vijuar deri sot, kur trajneri argjentinas ka zyrtarizuar të ardhmen e tij. “Nuk kam menduar kurrë të largohem. Gjithnjë kam pyetur veten nëse i kam dhënë më të mirën këtij ekipi në këto vite”, tha Simeone.

Përgjigjja që kam marrë është JO. U bënë gjithë këto vite që dëgjoj se skuadra e klubi nuk beson tek unë, por ja ku jam. Kjo është një klasike në futboll, se kur skuadra shkon keq, futbollistët nuk besojnë më tek unë”, u shpreh trajneri argjentinas.

Gjithsesi, e di që do të vijë një moment  që do të ndahemi dhe klubi është i përgatitur për këtë gjë. Unë kam ende edhe një vit kontratë e do ta respektoj atë. Kur të vijë momenti do të flas me presidentin Gil”, tha Diego Simeone, që do të jetë në stolin e Atletico Madrid edhe vitin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit