U RIKTHYE INTERI I ÇMENDUR! Nga 0-2 në 4-2… Super Romelu Lukaku: dy gola dhe asist (VIDEO)

22 Nëntor 2020
16:50
Telesport

Interi ka përmbysur gjithçka në “San Siro” ndaj Torinos. Një situatë e pazakontë, por që në kohën e VAR qëndron.

NKoulu pengon Hakimin në zonë dhe duhet të jetë penallti, por virojtësi ka ngritur flamurin.

Arbitri merr mendimin e VAR për të riparë pozicionin e marokenit dhe pasi gjithçka duket në rregull akordon 11-të metërsh, ku Romelu Lukaku realizon golin e 3-2 dhe të dytin personal sot.

Pas 0-2, Interi e gjen veten 3-2! Por, sikur të mos mjaftonte ekipi i Contes ka gjetur në sekondat e fundit edhe golin tjetër, atë të 4-2 me Lautaro Martienz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit