U shkarkuan së fundi, dy klube të Premier League duan Pochettino dhe Emery

14 Dhjetor 2019
8:56
Alfred Lleshi
back button

Humbja 1-3 në shtëpi e së hënës, kundër Arsenalit, nuk kishte vetëm efektin e thellimit të krizës së identitetit: për West Ham, ajo mund të çojë së shpejti, gjithashtu, në ndryshimin e trajnerit. Me një kandidat befasues për të zëvendësuar Manuel Pellegrini, gjithnjë e më shumë të kuotuar: Mauricio Pochettino. Ish-trajneri i Tottenham, i shkarkuar kohët e fundit nga posti që mbante, u zëvendësua nga José Mourinho. 

Shumë klube dëshirojnë të mbështeten te Pochettino për sezonin e ardhshëm. Njëri prej tyre tashmë është West Ham. Sipas “Daily Star”, ky klub ka ndërmarrë hapa konkretë drejt argjentinasit, për t’i besuar atij frenat e drejtimit të skuadrës. Po kështu, një tjetër trajner i shkarkuar së fundit po përflitet në stolin e një skuadre tjetër të Premier League. Më konkretisht, Everton synon të gjejë zëvendësuesin e Marco Silva. 

Trajneri portugez u pushua nga puna pas humbjes 5-2 në derbin me Liverpool. Në rolin e pasardhësit u piketua Unai Emery, që u shkarkua nga Arsenali. Megjithatë, sipas “Marca”, spanjolli ka refuzuar për momentin. Ai dëshiron të marrë kohë para se të vendoste për stolin e radhës. Emery, gjithashtu, ka refuzuar dy propozime nga Kina, për shkak të dëshirës që të zgjedhë një projekt më serioz europian, ku mund të ishte i suksesshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit