“U soll keq”, Romero dhe ulërima në fytyrën e Mbappe: “Ja pse e bëra”

back button
18 Janar 2023
15:39
Denis Hakanaj

Nuk duket e vërtetë, por ka kaluar një muaj nga fitorja e Kupës së Botës në Katar nga ana e Argjentinës. Kujtimet janë akoma më të gjalla se kurrë dhe Cristian Romero, mbrojtësi i Albiceleste, ka folur pikërisht për atë sfidë me Francën të mbyllur me penallti me suksesin e kombëtares së tij.

Në mënyrë të veçantë bien në sy fjalët në lidhje me britmën që ai vetë i ka bërë “në fytyrë” rivalit Mbappe në momentin e golit të avantazhit 3-2 të shënuar nga Messi.

“Kur kemi shënuar , i kam festuar në fytyrë Mbappe sepse Enzo Fernandez e kishte trajtuar shumë keq. Kështu që kam pasur dëshirë të festoj për golin e Leos pikërisht në fytyrën e tij”, ka thënë Romero për D Sports Radio.

Nuk kanë munguar edhe deklarata të tjera të qendërmbrojtësit në lidhje me trajnerin Scaloni dhe dëshirën për ta pasur në drejtim të Argjentinës për një kohë të gjatë: “Duhet t’i ofrojnë një kontratë të përjetshme.

“Do të jepnim jetën për të, është trajneri më i mirë që kemi pasur dhe ka një staf teknik të mrekullueshëm. Kanë pasur gjithmonë besim te grupi”, ka përfunduar Romero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit