U sulmua nga Neuer, ylli i Barcelonës tregon për luftën te Gjermania

16 Shtator 2019
22:07
back button

Vijon lufta mes portierëve të përfaqësueses së Gjermanisë. Pas stuhisë së nisur nga Manuel Neuer, ka mbërritur këtë të hënë edhe saktësimi, apo versioni i fakteve sipas Marc-Andre Ter Stegen.

Numri 1 i Barcelonës synon të bëjë me dije mendimin e tij mbi situatën aktuale në kombëtaren e Gjermanisë: “Ka konkurencë mes nesh, kjo është e qartë. Futbollistët që nuk arrijnë të luajnë, duan ta bëjnë”.

“Nuk je gjithmonë i lumtur, por ky është futbolli. Fundja kjo është ajo që ndjej. Kam pritshmëri dhe dua të shprehem. Në vitet e fundit është e dukshme se si jam sjellur dhe besoj se nuk është e vërtetë ajo që Neuer apo të tjerë kanë thënë në adresën time. Dua t’i jap fund kësaj kontradikte. Është ajo që mendoj”, deklaroi portieri i Barcelonës, Ter Stegen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit