U tha se iku, se synon të bëhet trajner; Firat sqaron situatën te Vllaznia

20 Qershor 2019
14:40
Alfred Lleshi
back button

Pas një viti tek inferiorët, Vllaznia do të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore. Krejt normalisht, aty ku e ka vendin, mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Ditët e fundit ka pasur jo pak zëra mediatikë, që kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmken e kuqebluve. Eshtë folur për “zhdukje” të drejtorit tuk, Firat, për probleme financiare e gjëra të tjera si këto. Sidoqoftë, vetë klubi ka reaguar sot zyrtarisht, duke sqaruar situatën reale: 

“Ditët e fundit po flitet shumë rreth Vllaznisë dhe pozicionit të drejtorit sportiv, z.Engin Firat. Pikërisht për këto, z.Firat, përmes faqes zyrtare të klubit, dëshiron të sqarojë pozicionin e tij dhe atë se çfarë po ndodh aktualisht te Vllaznia.

Pas të gjitha spekulimeve në javët e fundit kam dashur të bëj të qarta disa pika. Ashtu siç e kemi lajmëruar edhe më parë, kemi përfunduar listën e transferimit për Vllazninë në fund të prillit. Pas përfundimit të Kategorisë së Parë, administratori Lici ka filluar të flasë me secilin nga lojtarët në veçanti. 

Përveç cilësisë së lojtarëve, administratori Lici dëshiron gjithashtu të jetë i sigurt për karakterin dhe anën financiare të tyre, sepse nuk do të transferojmë lojtarët, që janë shumë të shtrenjtë për buxhetin tonë. Disa transferta janë dakordësuar dhe ne shpresojmë që deri në fund të qershorit t’i përfundojmë të gjitha ato, duke përfshirë edhe trajnerin.

Sigurisht që askush nuk mund të presë deri në gusht për të vijuar me transfertat, sepse kjo do të shkatërronte Vllazninë. Ne jemi të sigurt se do të kemi një ekip të mirë në sezonin e ardhshëm, i cili nuk do të kalojë të njëjtin makth si 2 vite më parë.
 Për veten time, nuk jam problem për Vllazninë dhe do ta mbështes administratorin Lici gjithë kohën. 

Për ta bërë të qartë për të gjithë, nuk kam asnjë interes që të jem trajneri i Vllaznisë dhe nuk do të largohem për një klub tjetër në Shqipëri. Pasi Lici të përfundojë të gjitha transferimet, ne do të ulemi dhe do të flasim për të ardhmen dhe vijimësinë e bashkëpunimit tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit