U zhduk nga Europa 5 vite më parë, mbretëron në Meksikë me 125 gola! Thyen rekordin e vitit 1946

23 Nëntor 2020
22:16
Telesport
back button

E mbani mend André-Pierre Gignac? Ndoshta disa e kanë harruar për shkak se ai vendosi t’i vërë vizën Europës 5 vite më parë duke “emigruar” në Amerikën Latine, më saktë në Meksikë!

Një destinacion ekzotik, i cili megjithatë i solli kënaqësi të madhe ish-futbollistit të Marseillë dhe kombëtares së Francës: natën e kaluar, sulmuesi francez i Tigres shënoi një gol në fitoren kundër Toluca, i cili jo vetëm i dha atij kualifikimin në çerekfinale, por edhe rekordin e golave të një futbollisti evropian në ligën meksikane.

Equipe de France, Gignac se donnait "5%" de revenir, il est aujourd'hui en  pole position | Goal.com

Gignac ka shënuar deri tani 125 gola: rekordi i mëparshëm (124) i përkiste spanjollit Isidro Langara dhe kishte rezistuar që nga viti 1946.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit