Udhëtim në krizën e Milanit… Nga dështimet e Leao dhe De Ketelaere te ngërçi në transfertë, viti 2023 është një makth

21 Mars 2023
8:40
Alfred Lleshi
back button

Milani i Piolit, i projektuar nga Paolo Maldini dhe Frederic Massara, ka humbur rrugën dhe tani është në rrezik të madh. Nëse kuqezinjtë janë rikthyer në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një përjetësie futbollistike, viti 2023 i kampionëve të Italisë në Serie A është një makth. Numrat gozhdojnë trajnerin dhe lojtarët.

Nga -5 ndaj Napolit, diferencë me të cilën shkuan në pushimin e Botërorit të katarit, pa frymë prej autogolit trepikësh të Milenkovic ndaj Fiorentinës, kuqezinjtë kanë zbritur ë -23 pikë ndaj kreut, një rekord negativ për një ekip me trengjyrëshin në gjoks.

Pikërisht tri vite pas ndriçimit që çoi në ‘Scudetto’, LED që ndezi sezonet e fundit të Milanit të Piolit ka filluar të dridhet dhe rrezikon të fiket plotësisht. 6 janari 2020 njihet si pika e kthesës në fatin e Milanit.

Nga ai 0-0 me Sampdorian, “Djalli” është rritur në mënyrë eksponenciale, duke kapërcyer paragjykimet dhe buzëqeshur, duke fituar kampionatin e 19-të me Piolin në stol. Që nga 8 janari 2023, mbrëmja e përmbysjes në shtëpi nga Roma në minutat e fundit, ai zjarr është shuar dhe çdo siguri e krijuar gjatë tri viteve është fshirë.

Shifrat flasin vetë – Ky Milan ka 9 pikë më pak se në kampionatin e kaluar. Po ashtu, duhet pasur parasysh se periudha midis janarit dhe marsit ka qenë më e komplikuar se përpara udhëtimit me tri ngjyra. Në vitin 2023, Milani grumbulloi vetëm 15 pikë në 12 ndeshje, është eliminuar në 1/8 finale të Kupës së Italisë në shtëpi nga Torino.

Për më tepër, në epokën e tri pikëve për një fitore, një skuadër me flamurin italian në gjoks nuk e kishte gjetur kurrë veten 23 pikë prapa vendit të parë, pjesërisht për meritat e padyshimta të Napolit të Spallettit, por shumë për të metat e veta. Megjithatë, të kuptuarit dhe analizuarit e arsyes së këtyre numrave nuk është aspak e thjeshtë, sepse prek sfera të ndryshme.

Dështimi i pikave referuese – Ka një pikë të përbashkët në muajt e fundit që është shumë sensacionale për të mos u lidhur me rënien e performancës së Milanit: Rafael Leao. Goli i fundit i portugezit daton në mesin e janarit, por pavarësisht golave ​​janë paraqitjet ato që në vitin 2023 kanë qenë vazhdimisht nën standard.

Rinovim ose jo, Leao është një peng themelor në lojën e Piolit, i cili megjithatë ka humbur të gjithë efektivitetin që e bëri atë “MVP” të kampionatit të kaluar. Ashtu si Tomori në mbrojtje dhe Bennacer në mesfushë, ai rrezikon të jetë problem, sepse pengesat fizike të algjerianit po ndikojnë në performancën e tij. Bennacer ka dëshmuar të jetë një lojtar kyç nëse është në formë të mirë, por potencialisht i dëmshëm kur nuk është në gjendje.

Sëmundja e transfertave – Një pikë e fortë e Milanit, që fitoi titullin sezonin e kaluar, ishte performanca larg “San Siro”. Në këtë sezon 2022-2023, kuqezinjtë kanë fituar vetëm 19 pikë larg shtëpisë (mesatarisht 1.36 për ndeshje), duke shënuar vetëm 16 gola dhe pësuar 19 të tillë.

Sipërfaqësisht, shpjegimi për këto dy pikat e para mund të përmblidhet në qëndrimin e skuadrave kundërshtare, që e presin më shumë Milanin e këtij sezoni sesa ta sulmojnë, duke hequr kështu hapësirën prapa vijës së mbrojtjes në të cilën Leao dhe Hernandez janë angazhuar shpesh me kundërsulme ‘vdekjeprurëse’.

Përforcimet – Pas fitimit të ‘Scudettos’, drejtuesit e kuqezinjve kishin folur për ngritjen e stekës, që teorikisht duhet të nënkuptonte mundësinë e rritjes së konkurrencës në treg. Në vend të kësaj, ndërkohë që klubi praktikisht nuk i ka hapur ‘çezmat’, i gjithë buxheti është investuar te De Ketelaere, i cili së bashku me Origi, Adli dhe Vranckx nuk ka sjellë asgjë për sa i përket vlerës së shtuar deri më tani. Investimi për mesfushorin e ri sulmues belg është për të ardhmen, por ndërkohë është e tashmja ajo që kërkon llogari pas shtatë muajsh bosh.

Presioni – Zlatan Ibrahimovic ishte i qartë me bashkëlojtarët e tij pas humbjes në Udine: “Një gjë është të luash për t’u bërë kampion dhe një gjë tjetër të luash si kampion; është krejtësisht ndryshe për sa i përket nivelit të presionit. Kjo skuadër nuk ka përvojë për të luajtur si kampione, prandaj vijnë këto ulje-ngritje. Sidoqoftë, nuk është një justifikim, duhet të vazhdojmë të punojmë”.

Pioli dhe Maldini në rrezik – Së fundi, Stefano Pioli dhe Paolo Maldini, një kombinim i lartësuar me të drejtë nga tifozët kuqezi, po rrezikon shumë këtë sezon pas titullit mbresëlënës. Kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm është në rrezik, me Milanin në vendin e katërt aktualisht, por me një kalendar të komplikuar për t’u menaxhuar veçanërisht jashtë shtëpisë.

Rruga europiane në këtë sezon (çerekfinalet e Champions-it) është një kënaqësi, por nuk mund të rrezikojë të rrënohet nga mungesa e aksesit në edicionin e ardhshëm. Gjithashtu për këtë arsye askush nuk është i sigurt dhe, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e trajnerit dhe menaxherit është gjithashtu nën lupë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit