“Udhëtuam krah për krah në avion”; Reja u tmerrua kur mori vesh infektimin me Covid-19 të portierit kuqezi

11 Janar 2021
10:44
Alfred Lleshi
back button

Ditët e rikthimit po afrohen dhe ne po flasim për Etrit Berishën. Portieri po shërohet ngadalë, pasi e kaloi me disa probleme Covid-19. Me sa duket, ai u infektua në grumbullimin e fundit me kombëtaren shqiptare. Në pritje të një komunikimi zyrtar nga klubi për këtë çështje, duke e kuptuar optimizmin për rikuperimin e tij, për situatën e portierit shqiptar të SPAL flet Edy Reja: “Fola me të ditët e fundit dhe dukej shumë i lumtur, kishte entuziasmin e ditëve më të mira. Ai po stërvitej në palestër dhe e kuptova se është në rrugën e rikthimit në formë të plotë”.

Reja bën një hap prapa dhe zbulon disa prapaskena nga ditët e infektimit: “Ishte një gjë e çuditshme. Unë kisha disa lojtarë të prekur nga virusi, por të gjithë, përveç dy “italianëve” Hysaj dhe Berisha, ishin infektuar në vendet ku luajnë. Prandaj, nuk i thirra. Ata janë dy të vetmit që e kanë shfaqur problemin, pasi ishin grumbulluar me mua. Hysaj e shfaqi prekjen në kombëtaren tonë. Ai na shpjegoi se kishte qenë në Shkodër me familjen dhe mund ta kishte marrë atje virusin. Problemi është se ai dhe Berisha janë shokë dhome në kombëtare. Pas atij grumbullimi, unë dhe Etriti udhëtuam krah për krah në aeroplanin që na ktheu në Itali.

Zbarkuam bashkë në Venecia. Një javë më vonë ai doli pozitiv. Padyshim që shqetësohesha edhe për veten time. Sidoqoftë, kisha bërë tamponin një ditë para se të fluturoja drejt Italisë me të dhe kisha rezultuar negative. Madje, edhe ato që bëra më pas nuk dhanë asnjë reagim. Duke pasur parasysh moshën time, për fat të mirë e kalova pa probleme këtë moment. Pra, ka dy mundësi, – përfundon trajneri i Shqipërisë: – Ose Berisha e mori virusin kur ishte me ne dhe unë isha me fat, ose e mori menjëherë më pas, në Itali”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit