Udinese dhe Ospina frikësojnë Napoli-n, Milik dhe Mertens i dhurojnë fitoren

17 Mars 2019
20:03
Denis Hakanaj
back button

Napoli ka fituar 4-2 kundër Udinese-s në "San Paolo" pasi ka shpërdoruar një avantazh prej dy golash në pjesën e parë. Younes (17') ka zhbllokuar ndeshjen dhe Callejon (26') ka realizuar golin e dytë për vendasit.  

Kur mendohej se fitorja do të ishte vetëm një formalitet për ekipin e Ancelotti-t, Udinese ka barazuar rezultatin me dy gola të shpejtë të Lasagna (30') dhe Fofana (36') kanë barazuar.

Frika më e madhe për vendasit ka ardhur në minutën e 42-të të pjesës së parë, kur Ospina ka humbur ndjenjat dhe është larguar me barelë nga fusha i shoqëruar nga duartrokitjet e publikut të "San Paolo"-s. Portieri pësoi një goditje në kokë në minutën e 7-të të takimit, është kthyer në portë pasi është fashur, por para fundit të 45 minutave të para është ndier keq. 

Sipas shtypit italian, analizat e kryera në spital tregojnë se lojtari nuk ka pësuar një dëmtim serioz. 

Gjërat kanë shkuar më mirë për Napoli-n në pjesën e dytë falë golave të Milik (57') dhe Mertens (70'), që i kanë siguruar 3 pikët napolitanëve. 

"Axurrët" mbeten në vendin e dytë të Serisë A me 60 pikë, 15 larg Juventus-it kryesues. Udinese, nga ana  tjetër, mban vendin e 16-të me 25 pikë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit