“Udinese më dha Argjentinën, por tani…” Mesazhi i divorcit nga ylli i Serie A

3 Gusht 2020
19:43
Telesport
back button

Me 34 ndeshje dhe 7 gola në Serie A këtë sezon, edhe njëherë Rodrigo de Paul është dalluar te Udinese.

Duke folur në Udinese TV në fund të ndeshjes kundër Sassuolo, fantazisti argjentinas zbuloi të ardhmen e tij, duke lënë një mesazh të qartë mbi divorcin me bardhezinjtë këtë verë…

Lazio, De Paul apre: “Devo tanto all'Udinese, ma…" - Lazionews.eu

Mesfushori argjentinas monitorohet nga shumë ekipe përfshirë Milan. “Kam punuar shumë në mbylljen e kampionatit për të arritur në ecurinë e periudhës së fundit, gjithmonë kam bërë stërvitje të dyfishtë edhe kur koka thoshte “jo” dhe sot jam shumë i lumtur që kam përfunduar me një fitore sezonin”.

“Udine më ka bërë të rritem shumë, më bëri të bëhem një lojtar fleksibël dhe më lejoi të bashkohem në ekipin kombëtar, i kam borxh shumë këtij qyteti por mendoj se është një fazë për tu mbyllur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit