Udinese shtang Lazio-n në Olimpico, Immobile ngushëllohet me vendin e dytë

29 Nëntor 2020
14:32
Denis Hakanaj
back button

Lazio ka pësuar një humbje të papritur në kampionat.

Bardhekaltrit, në fakt, janë mundur 3-1 në shtëpi nga Udinese dhe kanë shpërdoruar një rast të artë për t’ju afruar vendeve të para të renditjes.

Duket se lodhja e Champions-it është ndier në këmbët e lojtarëve të Inzaghi-t.

Ndeshja në Olimpico është vendosur në 45 minutat e parë me dy golat e shënuar nga Arslan (18′) dhe Pussetto (45+3′) për bardhezinjtë.

Miqtë kanë trefishuar avantazhin me Forestieri-n (71′) në pjesën e dytë, ndërsa Immobile (74′) ka fiskuar shifrat në 3-1 nga pika e bardhë.

Ky ka qenë goli i 108 i shënuar nga sulmuesi italian me Lazio-n në Serinë A. Një gol që i ka dhënë mundësinë Ciro-s të kalojë Giuseppe Signori-n dhe të ngjitet në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.

Lazio mban vendin e 9 në renditje me 14 pikë, ndërsa Udinese është në të 12-in me 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit