UEFA befason FIFA-n, merr vendimin dhe zyrtarizon “vjedhjen”

4 Gusht 2022
11:43
Denis Hakanaj
back button

UEFA duket se do t’i bëjë një vjedhje FIFA-s dhe do të përdorë teknologjinë e re të “pozicionit jashtë loje gjysmë të automatizuar” për Champions-in e këtij sezoni.

Sistemi që do të gjurmojë 29 pjesë të trupit të çdo lojtari, i kombinuar me një mikroçip brenda topit, pritej të debutonte në Kupën e Botës në Katar pasi është aprovuar nga FIFA.

Nuk pritej që të përdorej para sezonit të ardhshëm. Megjithatë, me një lëvizje befasuese, UEFA ka lajmëruar se do të përdoret javën e ardhshme në Superkupën e Europës mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt dhe më pas në Champions League që do të fillojë muajin e ardhshëm.

Sistemi do të ketë arbitra shtesë të VAR-it me detyrën për të evidentuar pozicionet jashtë loje, me algoritmin që do të ofrojë një imazh në 3D për  të shpjeguar vendimin për mesatarisht 25 sekonda.

Ilustrimi o të shafqet më pas në ekranet gjigante të stadiumeve dhe në televizor në ndalesën e radhës së lojës, me besimin se tifozët, lojtarët dhe trajnerët do të kenë besim në të.

Përgjegjësi i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, ka thënë: “Ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të zgjidhjeve teknologjike për të përmirësuar lojën dhe për të ndihmuar punën e arbitrave.

“Ky sistem inovativ do t’i lejojë ekipet e VAR të përcaktojnë pozicionet jashtë loje më shpejt dhe me më shumë saktësi, duke përmirësuar ritmin e ndeshjes dhe konsistencën e vendimeve.

“Sistemi është gati të përdoret në ndeshjet zyrtare dhe të implementohet në çdo ndeshje të Champions League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit