UEFA nuk e fal, me “dorezë hekuri” ekipit serb!

12 Gusht 2019
19:29
Telesport
back button

Dy takime pa tifozë për skuadrën serbe të Partizan Beograd, pas incidenteve të krijuara në ndeshjen e Europa League ndaj turqve të Yeni Malatyasport (turi i tretë eliminator). Kjo ndeshje u luajt më 8 gusht në “Partizan Stadium” në Beograd dhe u fitua 3-1 nga vendasit.

Gjatë ndeshjes, tifozeria vendase (ultrasit njihen me nofkën Grobari) këndoi disa herë kore raciste, të cilat nuk janë toleruar nga UEFA. Komisioni i displinës pranë UEFA ka marrë vendimin për të dënuar skuadrën serbe, e cila do të luajë 2 ndeshje me dyer të mbyllura në arenën ndërkombëtare.

Stadiumi i Partizanit te Beogradit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit