UEFA e pamëshirshme, përjashton klubin nga kompeticionet europiane

22 Shkurt 2019
19:09
Denis Hakanaj
back button

AEK-u i Athinës është përjashtuar nga kompeticioni i ardhshëm europian në të cilin mund të kualifikohet. 

Kjo është ajo që lexohet në komunikatën për shtyp të publikuar nga UEFA, që ka marrë masa të ashpra ndaj klubit grek, i ndëshkuar për rrëmujat dhe përleshjet të verifikuara para ndeshjes së Champions League të luajtur kundër Ajax-it 27 nëntorin e kaluar. 

Siç lexohet në komunikatën e UEFA-s, AEK-u i Athinës nuk do të marrë pjesë në kompeticionin e ardhshëm europian në të cilin mund të kualifikohet. 

Gjithashtu, grekët do t'i luajnë me dyer të mbyllura dy ndeshjet e para europiane pas shlyerjes së dënimit dhe do të paguajnë një gjobë 80 mijë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit