UEFA hap një hetim zyrtar: Barcelona dridhet

23 Mars 2023
17:10
Denis Hakanaj
back button

Barcelona është zyrtarisht nën hetim për rastin Negreira. UEFA dëshiron t’i shkojë deri në fund çështjen e lidhur me pagesat e klubit për ish-zëvendëspresidentin e gjyqtarëve spanjollë:

“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s, Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s janë emëruar sot për të kryer një hetim mbi një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me të ashtuquajturën Rasti Negreira. Informacione të mëtejshme do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, thuhet në faqen e internetit të UEFA-s.

Hetimi mund të ketë pasoja në nivel sportiv. Në të vërtetë, rregullorja e UEFA-s përcakton si një kërkesë thelbësore për pjesëmarrjen e çdo klubi që ata:

“Të mos jenë përfshirë drejtpërdrejt dhe/ose indirekt në asnjë aktivitet që synon organizimin ose ndikimin në rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar” dhe për më tepër “ata duhet ta konfirmojnë këtë me shkrim në administratën e UEFA-s”.

Klubi mund të rrezikojë përjashtimin nga kompeticionet e ardhshme europiane. Mospjesëmarrja në Champions League do të ishte shumë serioze nga pikëpamja ekonomike për Barcelona-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit